“Jeni mësuar me modelin e biznesmenit që i kërkoi ‘Taulanti’ 100 mijë euro”, Balla përplaset me Kaprin, i nxjerr SMS-të: Mu lute të ruaja votat nga komisionerët e PD
13/07 11:28
Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm deputetin e Partisë Socialiste, Alfred Pezën, i cili akuzohej për refuzim të deklarimit të pasurisë.
Ndonëse në maj të vitit 2017 fillimisht Prokuroria e Përgjithshme dhe më pas ajo e Tiranës ngritën ndaj Pezës edhe akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në fund prokuroria i qëndroi vetëm akuzës për refuzim të deklarimit të pasurisë, por edhe kjo akuzë u rrëzua nga gjykata, e cila e shpalli të pafajshëm deputetin Alfred Peza.
Top Channel