Policia ka zbardhur vjedhjen nën kërcënimin e armëve në Minierën e Munellës, duke arrestuar dy nga autorët e dyshuar, si edhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Florian Bunaj, 28 vjeç dhe Lek Marku, 20 vjeç janë dy të dyshuarit e arrestuar nga ana e policisë së Pukës, e cila ka sekuestruar edhe kabullin e vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milionë lekë të vjetra.

Nga hetimit e policisë rezultoi se të hënën e 10 shtatorit, dy të arrestuarit në bashkëpunim me 35-vjeçarin B. M, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minierën e Munellës.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA