“Të eksplorosh të padukshmen”, ekspozita e piktorit Ilir Pojani

13/09/2018 12:31

Ilir Pojani ishte ndër të paktët artistë pas viteve 90 që e kishte kapërcyer “trarin mendor të izolimit”. Kjo, e dukshme jo vetëm në pikturën e tij, por edhe në leksionet dhënë studentëve.

Ndërsa sot vjen me disa portrete me një art bashkëkohor, por me referenca të theksuara ndaj kryeveprave botërore: “Erdhi në mënyrë graduale, duke nisur që nga punët e viteve ’90. Ka për referencë artin klasik”.

Rrugëtimi i jetës në trajektoren Shqipëri-Amerikë ka bërë që këto dy botë të ngjizen në artin e tij, por edhe kalimi në dy kohët para dhe pas ‘90 zgjoi tek ai abstraksionizmin dhe figuracionin simbolik.

“Të eksplorosh të padukshmen” është e para ekspozitë personale në galerinë e artit “Kalo”, dhe përmban mbi 40 piktura, që janë realizuar prej tij, kuruar nga Ardian Isufi.

Iilir Pojani u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura. Filloi karrierën e tij artistike si një ndër grafistët kryesorë në revistën satirike “Hosteni”. Pas rënies së komunizmit, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Punimet e tij janë ekspozuar në Shqipëri, Turqi, Greqi, Gjermani, Francë dhe Zvicër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA