I uron vdekjen e fëmijëve në Instagram, Bonucci nuk përmbahet në reagimin e tij

13/09/2018 09:12

“Vdekshin të dy fëmijët e tu!” Ky është mesazhi që ka marrë në Instagram futbollisti i Juventusit dhe kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci.

Një sulm i ashpër nga një “hater”, të cilit mbrojtësi ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

“Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për tani shpresoj që të mbaj larg fëmijët e mi nga bota ku po jetojmë. Bota e njerëzve të tillë. Bota e dhunës së gjesteve, fjalëve dhe mendimeve”, shkruan Bonucci në një “Story” në Instagram, ku postoi edhe mesazhin e marrë.

“Tani fshi llogarinë, ndrysho profilim, telefono dikë që të të ngushëllojë, por askush nuk mund të të ndryshojë. Do të mbetesh i neveritshëm”, shtoi Bonucci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA