Guardiola mendon fundin e karrierës: Dua ta mbyll te të rinjtë e Barçës

13/09/2018 16:05

I ka mbetur ende edhe një objektiv për të arritur, të fitojë Champions League me dy skuadra të ndryshme, por Pep Guardiola ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen, ose më saktë për mbylljen e karrierës.

Intensiteti kaq i lartë i karrierës së trajnerit katalanas mund ta detyrojë atë ta mbyllë karrierën përpara parashikimeve mediatike.

Në intervistën e fundit dhënë për mediet spanjolle, Guardiola deklaroi:

“Skuadrat e mia duhet të luajnë futbollin që më pëlqen mua. Hapat e fundit të karrierës dua t’i bëj aty ku e kam filluar, në sektorin e të rinjve. Uroj që kjo të ndodhë te Barcelona”, është shprehur trajneri aktual i Manchester Cityt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA