E larguan nga Kamza, Devolli gjen skuadër në Kategorinë e Parë

13/09/2018 18:08

Me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare të “Facebook”, drejtuesit e Kamzës shkarkuan pak ditë më parë trajnerin Bledar Devolli pas humbjes ndaj skuadrës së Tetutës, ndërsa e zëvendësuan atë më pas me ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro.

Ndërkohë, edhe trajneri Devolli nuk ka pushuar shumë duke nënshkruar menjëherë kontratën e tij të re. Mësohet se Devolli do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Tomorit të Beratit.

Devolli gjeti shumë shpejt gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit beratas dhe do të jetë ai që do të zëvendësojë të larguarin Gersi Arbri. Për 40-vjeçarin gjirokastrit bëhet fjalë për një rikthim te skuadra beratase pasi në sezonin 2003-2004 ka qenë pjesë e Tomorit si lojtar.

Devolli nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar menjëherë te Tomori që ka e nisur këtë sezon të Kategorisë së Parë me një barazim 1-1 ndaj Lushnjës ndërsa vetëm dje beratasit mposhtën 2-1 Bylisin në sfidën e parë të raundit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA