Restaurohen rrugët e Shkodrës; Gjiknuri: Bashkia të bashkëpunojë për by-pass

12/09/2018 20:17

Kantieri i ndërtimit të rrugës Shkodër-Murriqan është inspektuar nga ministrat Gjiknuri dhe Bushati. Kjo rruge 12 kilometra do restaurohet me një fond prej 1.48 milionë euro.

Në Shkodër është duke u ndërhyrë edhe në segmentet Melgushë-Mjedë 7 kilometra, Ura e Kirit-Mjedë me gjatësi 17.2 kilometra dhe Lezhë –Shengjin.

Vlera totale e investimit në këto akse shkon në 3.56 milionë euro ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë rehabilitimi edhe në aksin Qafë Çelë-Fushë Arrëz me investim 9 milionë euro.

Ministri Gjiknuri kërkoi nga Bashkia e Shkodrës, bashkëpunim për të zhbllokuar projektin e By-Pass.

“Ne në Shkodër kemi investime tjera të rëndësishme siç është përfundimi i unazës së Shkodrës. Unë i bëj thirrje Bashkisë së Shkodrës që ti japë përfundimisht dritën jeshile të zgjidhjes dhe vazhdimit të atij projekti, në bazë të projektit të rishikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjetëm dakordësinë dhe tanimë shpresojmë në dhënien e dritës jeshile nga bashkia për të vazhduar me punimet për By Pass-in duke eliminuar futjen e kamionëve dhe rëndesën e trafikut brenda qytetit. Kryetarja e Bashkisë duhet ta japë këtë zgjidhje që ARRSH të vazhdojë zbatimin e kontratës”, u shpreh Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA