Në një kohë kur Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezervat e tyre për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker bën thirrje për unitet për çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalimin e tij të fundit vjetor para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në BE, ai theksoi se me procesin e zgjerimit përpjekjet europiane kanë pajtuar historinë me gjeografinë, dhe njëherë e përgjithmonë duhet unitet për Ballkanin Perëndimor.
“BE mund të eksportojë stabilitet, me zgjerimin ne kemi arritur të përputhim historinë dhe gjeografinë e Evropës. Duhet të gjejmë unitet kur vjen puna te Ballkani Perëndimor, njëherë e përgjithmonë. Nëse ne nuk veprojmë, atëherë do të kemi një “lagje” fqinje që do të krijohet nga të tjerët”, ka thënë Juncker mes të tjerash, duke nënkuptuar ndikimin e fuqive të tjera në Ballkan.
Top Channel