Prokurorja e Apelit Shkodër rrëzohet edhe në KPA, shkarkohet
12/09/2018 17:24
Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër, tashmë mund të quhet ish-prokurore, pasi vendimi quhet i formës se prerë.
Besa Nikëhasani nuk e kaloi provën e Vettingut në KPK dhe e apeloi vendimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Prokurorja e Apelit Shkodër nuk kalon vetingun, KPK e shkarkon
Por pasditen e së mërkurës, KPA ka dhënë verdiktin e saj, duke lënë në fuqi vendimin e 20 prillit duke shkarkuar kështu përfundimisht nga detyra Prokuroren e Apelit Shkodër.
Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve.
Top Channel