Spanjë-Kroaci, finalistët e Botërorit përballë skuadrës së Enrique

11/09/2018 18:53

Luis Enrique do të debutojë përballë publikut spanjoll mbrëmjen e sotme në një sfidë delikate ndaj finalistëve të Botërorit, Kroacisë, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve për ta.

Pas fitores ndaj Anglisë, Spanja do të debutojë edhe përballë publikut spanjoll, me Spanjën që në ndeshjen e dytë të grupit A të Divizionit A në Ligën e Kombeve, sfidon Kroacinë nënkampione Europe. La Roja me një fitore sot do të hidhte pas shpatullave Botërorin rus që nuk rezultoi aspak pozitiv për Spanjën dhe njëkohësisht do të blindonte vendin e parë në kuotën 6 pikëve.

Kroacia e Zlatko Dalic, nënkampione e botës, vjen me ndryshime në këtë kompeticion. Mandzukic, Subasic e Corluka i kanë dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues ndërkohë që i dëmtuar është edhe qëndërmbrojtësi i Liverpoolit Dejan Lovren.

Nga njëri krah do të jenë De Gea, Ramos, Busquets e Isco ndërsa në krahun tjetër Modric, Rakitic, Kovacic e Perisic emra me peshë që të bëjnë të mendosh se spektakli do të jetë i garantuar në këtë superduel. Kroacia debuton sot në Ligën e Kombeve ndërkohë që pak ditë më parë barazoi 1-1 në miqësoren ndaj Portugalisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA