Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar seanca ku do të lexohej pretenca për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, të akuzuar si pjesëtarë të bandës kriminale.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është paraqitur prokurori Besim Hajdarmataj, i cili zëvendëson Elisabeta Imerajn, e cila hoqi dorë nga kjo çështje pasi u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës.
Hajdarmataj kërkoi kohë të përgatitej për pretencën e dosjes Shullazi, që u bë shkak për shtyrjen e seancës. Por nga ana tjetër avokatet janë kundër përfaqësimit të akuzës nga ky prokuror, për konflikt interesi sipas tyre.
Avokati Ravik Gurra e akuzoi Hajdarmatajn se ka konflikt interesi dhe duhet të japë dorëheqjen përsa kohe emri i tij është përmendur nga dëshmitari i drejtësisë Ylbi Beqja.
Por Prokurori shpjegoi se nuk ka konflikt interesi dhe më pas kërkoi kohe për t’u njohur me fashikujt. Ndërkohë të pandehurit Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela nuk ishin të pranishëm në seancë, ndërsa mungonte edhe prokurori tjetër i çështjes Ened Nakuçi mungonte për shkaqe shëndetësore.
Seanca e radhës u vendos për në 25 shtator. Pretenca ndaj Emiliano Shullazit po dështon që prej muajit qershor, ndërkohë që në seancën e radhës policia kishte marrë në ruajtje ambientet e Gjykatës.
Top Channel