Abonentët e “Digitalb” e kanë tashmë të listuar programin e Top Channel, ndërsa pjesa tjetër e teleshikuesve duhet të kenë një dekoder DVB-T2.
Prej së hënës, ora 10:00 janë mbyllur transmetimet analoge tradicionale të Top Channel në qarqet Tiranë dhe Durrës, duke nisur transmetimin me kualitetin më të lartë të mundshëm.
Në dyqanet e “Digitalb” dekoderi DVB-T2 kushton 2990 lekë dhe së bashku me të gjithashtu fitoni kartën smart dhe abonimin një mujor familjar të kanaleve digitale.
Por ka edhe nga ata që kanë televizor të pajisur me teknologjinë e avancuar të frekuencave DVB-T2, e për këtë teleshikuesit e kanë të thjeshtë. Duhet vetëm të bëjnë kërkimin në kanalin e 59 UHF.
Drejtimi i antenave nuk ndryshon, banorët e Tiranës drejt malit të Dajtit, ndërsa ata të Durrësit drejt radarëve të Marinës ose siç quhet ndryshe PSV2.
Top Channel