Ky është vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Prrenjasit, i cili nuk ka asgjë të ngjashme me kriteret e përcaktuara në ligj për funksionimin e landfilleve.
Vendgrumbullimi ndodhet rreth 5 km larg qytetit në një kodër mes fshatrave. Siç shihet këtu mbetjet grumbullohen në ambient të hapur dhe më pas digjen duke çliruar gazra të dëmshëm në atmosferë.
Por për banorët e fshatrave pranë, shqetësim është bërë fakti se bagëtitë po ngordhin pasi ushqehen në këtë fushë.
Banorët dyshojnë se në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane është depozituar një makinë me miell i cili mund të jetë bërë shkak për ngordhjen e bagëtive.
Specialistë nga drejtoria e Bujqësisë kanë bërë groposjen e kafshëve ndërsa së bashku me AKU po punojnë për identifikimin e shkaqeve. Një nga kriteret bazë të funksionimit të një landfilli është rrethimi i tij për të mos lejuar kalimin e kafshëve të buta apo të egra.
Top Channel