Vettingu në politikë, Basha citon prokurorin e famshëm italian të vrarë nga mafia

09/09/2018 09:54

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të këmbëngulë me nismën më të re të forcës së ti politike, atë të Vettingut në politikë.

Përmes një citimi të Prokurorit të antimafias italiane, Paulo Borselino, i vrarë nga mafia në 1992-shin, Basha jep një ide më të qartë të nismës së PD.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”. ka qenë citati i Paolo Borsellino, i zgjedhru nga kreu i PD, Basha këtë mëngjes.

Top Channel