Vëllezër në jetë dhe në skenë, ndërsa sot janë këngëtarët më të pëlqyer në Shqipëri dhe ane e mbanë botës ku ka shqiptarë. Rrugëtimin në muzikë e nisën në emigracion, ndërsa u rikthyen në Korçë dhe skena e këtij qyteti u çeli një tjetër dritare.

Endri dhe Stefi vijnë sonte në mbrëmje në “Exclusive” në një rrëfim jo vetëm për muzikën, por edhe jetën dhe prezantojnë familjen e tyre.  

Kanë qenë shumë të rinj kur e filluan rrugën e muzikës. Që në fëmijërinë e hershme kur këndonin me kitara rrugicave të Korçës, më pas në emigrim dhe rikthimi në atdhe tek “Skena” në Korçë, ju hap një tjetër dritare.

Këngët e tyre këndohen kudo ku ka shqiptarë, duke I dhënë jetë këngës qytetare, serenatave të vjetra korçare si dhe krijimeve të tyre të reja.

Në një rrëfim ekskluziv, si asnjëherë më parë, me të bukurat dhe vështirësitë e jetës Endri dhe Stefi kujtojnë dhe prezantojnë familjet e tyre në Top Channel. Por edhe dashurinë, natën, lulet në dritare etj.

Duke rikthyer edhe njëherë aromën e Korçës dhe tingujve të kitarës live në mbrëmjen e vonë.

Top Channel