Zvicra i bëri një nisje të shkëlqyer Ligës së Kombeve. Helvetët shkatërruan Islandën në sfidën e parë në Grupin 2 të Ligës A me rezultatin tenistik 6-0 në një ndeshje ku shqiptarët shënuan 3 gola.

Skuadra e Petkoviç mori avantazhin e dyfishtë me Zuber dhe më pas me Zakarian. Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i tretë për Zvicrën me autor Xherdan Shaqirin ndërkohë që Seferovic, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi vulosën rezultatin 6-0 per Zvicrën që do të luajë një tjetër ndeshje në 11 shtator, miqësoren me skuadrën e Anglisë.

Në këtë ditë të Ligës së Kombeve, shënoi fitore edhe Greqia që mundi Estoninë me rezultatin minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Fortunis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA