23/12 21:18
Jorge Lorenzo ka dominuar provat zyrtare të Çmimit të Madh të San Marinos në MotoGP, duke regjistruar “pole position”-in e dytë radhazi me motorin Ducati.
Me kohën 1:31:629, Lorenzo la pas Miller me Ducati Pramac dhe Maverick Vinales me Yamaha.
Nga radha e dytë do të niset Andrea Dovizioso, i cili i përfundoi provat në vendin e katërt, i ndjekur nga Marquez, i cili u rrëzua gjatë provave.
Vetëm në vendin e shtatë Valentino Rossi.
Top Channel