Miqësoret latine, Argjentina triumfon pa Messin, Icardin e Dybala. Brazili mposht SHBA

08/09/2018 09:46

Mbrëmjen e së premtes, përfaqësueset e Amerikës Latine zhvilluan ndeshje miqësore, ndërkohë që e gjithë vëmendja e futbollit botëror është fokusuar në Europë, aty ku luhen takimet e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve.

Argjentina triumfoi lehtësisht 3-0 në miqësoren e luajtur ndaj Guatemalës, një ndeshje e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara dhe që u zgjidh brenda pjesës së parë të lojës.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, trajneri i përkohshëm Scaloni hodhi nga minuta e parë taletin e Fiorentinës, Giovanni Simeone, djalin e trajnerit të Atletico Madrid, i cili e shpërbleu më së miri besimin duke gjetur rrugën e golit.

Fillimisht shënuan Martinez dhe Lo Celso, ndërsa Simeone shënoi në fundin e pjesës së parë golin e tretë dhe të fundit të takimit. Çudia më e madhe për këtë miqësore qëndron në faktin se, pas mungesës së Lionel Messit apo mosgrumbullimit të Sergio Agueros, “kanë ngrohur” pankinën Mauro Icardi dhe Paulo Dybala, sikurse edhe blerja më e re e Interit, Lautaro Martinez.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Brazili ka mposhtur 2-0 Shtetet e Bashkuara, me gola të shënuara nga Firmino dhe Neymar me 11-metërsh, kurse Uruguaji mposhti thellë 4-1 Meksikën. Fitore arritën edhe Kolumbia, që mposhti 2-1 Venezuelën, apo Ekuadori, që mundi 2-0 Xhamajkën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA