Sherr mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, plagoset me thikë një prej tyre, arratiset autori Tirana do të ketë një teatër të ri kombëtar, ashtu siç ka të reja disa shkolla, sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri apo Parkun Olimpik, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranësm Erjon Veliaj.
Ai inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, ku edhe u shpreh se procesi për ndërtimin e teatrit të ri do të jetë transparent dhe i hapur për të gjithë.
“Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian”, u shpreh Veliaj.
Duke folur per rikonstrukionin e shkollës se mesme “Andon Zako Çajupi”, kryebashkiaku Veliaj iu drejtua me një apel edhe prindërve, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre që të regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt, për të shmangur mbipopullimin në shkollat e tjera.
Top Channel