Kombëtarja shqiptare nis sot zyrtarisht rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me sfidën që do të zhvillojë ndaj izraelit në orën 20:45 në Elbasan Arena.
Për trajnerin Panucci ky është testi i parë i vërtetë që nga momenti që ai ka ardhur në stolin e kombëtares kur zëvendësoi bashkëkombasin e tij, Gianni De Biasi.
Kjo e mbrëmjes së sotme do të jetë përballja e tretë mes kombëtares sonë dhe Izraelit. Dy sfidat e mëparshme ishin pikërisht ato të fazës kualifikuese të Botërorit të Rusisë dhe bilanci flet për 1 fitore për secilën skuadër.
Izraeli fitoi 3-0 në Elbasan Arena në sfidën e parë të këtyre kualifikueseve, ndërkohë që kombëtarja u kundërpërgjigj duke fituar me të njëjtin rezultat në Tel Aviv.
Për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, trajneri Panucci do të përballet me mungesën e Eros Grezdën që e ka lënë grumbullimin e skuadrës kombëtare me futbollistin e Glasgow Rangers që mesa duket nuk gëzonte formën më optimale.
Top Channel