Homazhet kanë vërshuar nga e gjithë bota për atë që njihet si një prej yjeve më të mëdhenj të Hollywood.

Burt Reynolds ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 82-vjeçare nga një atak kardiak. Aktori nga Michigan, që u kthye në një seks symbol në vitet 70`, preku majat e famës me Deliverance, por ishin rolet ne “Smokey and the Bandit” dhe “Boogie Nights” ato qe e kthyen në legjendë.

“Mu copëtua zemra kur e dëgjova lajmin e vdekjes se tij”, tha Todd Eisner, agjenti i aktorit ikonë.

Megjithatë Burt Reynolds, per mbesën e vet, Nancy Lee Hess, ishte më shumë se kaq: ai ishte një njeri bujar, i ndjeshëm dhe plot pasion që mbetej thellësisht i përkushtuar ndaj familjes, miqve e studentëve.

Njerëzit kanë ndaluar sot përpara tufës me lule të vendosur mbi yllin e tij në shetitoren e famës.

Joshësi i madh i kolegëve në sheshxhirim, e pa karrierën dhe financat t`i merrnim të tatepjetën në vitet 1980, dhe iu desh një dekade të rikthehej në formë e të gjente një publik te ri. Por e mori veten serish dhe në 1997-tën, siguroi një nonimin për Oscar me Boggie Nights.

Reynolds në fund tregoi një aftësi të çuditshme për t’i qëndruar besnik kursit pavarësisht ulje-ngritjeve të forta të karrierës që i sollën shumë para, e pjesën më të madhe të tyre pastaj, ia morën prapë.

6 dekada në ekranin e madh dëshmuan se Burt Reynolds nuk ishte vetëm një pamje e këndshme dhe një person karizmatik, por edhe një aktor shumë i zoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA