Përveç kombëtares shqiptare, sot do të nisë aventurën e saj në Ligën e Kombeve edhe përfaqësuesja e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes, do të luajë në Baku sfidën me Azerbajxhanin e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D ku ajo do të kërkojë që të regjistrojë fitoren e saj të parë në një ndeshje zyrtare.
Trajneri Challandes në prag të kësaj ndeshjeje ka deklaruar se ka në dispozicion një skuadër të re dhe me shumë perspektivë. ai shtoi se megjithëse Azerbajxhani shihet si favorit për këtë përballje, Kosova e tij do të luajë për fitore dhe pse jo edhe për kualifikimit.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë në ndeshjen e sotme Valon Berishën dhe Besar Halimin. Sipas Challandes, Berisha mungon për arsye dëmtimi, ndërsa Halimi do t’i bashkohet ekipit për ndeshjen e radhës me Ishujt Faroe.
Top Channel