Aksi nacional që lidh Beratin me Fierin, prej vitesh është kthyer në shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Rruga është e shkatërruar, dhe shpesh është bërë burim aksidentesh.

Nga fshati Poshnje, i Urës Vajgurore, deri në fshatin Strum, të Fierit, ky aks është thuajse i pakalueshëm, pasi ka gropa të mëdha, një pjesë e rrugës ka rrëshqitur dhe në ato pak vende ku ka asfalt ai është i dëmtuar.

Kjo zone e pasur me sera dhe produkte bujqësore e ka të vështire të çojë prodhimet në treg për shkak të rrugës.

Drejtuesit e mjeteve ankohen për dëmtimin e tyre, ndërkohë që shpresat për ndërtimin e kësaj rruge duket se janë të largëta.

Çdo ditë në këtë aks qarkullojnë qindra automjete, pasi lidh Beratin me Fierin dhe jugun e vendit.

Top Channel