Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham 11/03 00:40
Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes me qëllim të Teji Savenier, duke e shtyrë kundërshtarin, i cili u rrëzua në tokë.
Ky jest nuk i ka pëlqyer aspak Komisionit të Disiplinës në Federatën Franceze të Futbollit, e cila vendosi ta pezullojë tri ndeshje 19-vjeçarin. Por as lojtari i Nimes nuk ka shpëtuar pa ndëshkim, pasi Savinier do të mungojë 5 ndeshje.
“Ylli” parizien do të mungojë ndaj Sant Ettienne më 14 shtator, si dhe më sfidat me Rennes më 23 shtator dhe me Reims më 26 shtator.
Mbappe aktualisht është grumbulluar me përfaqësuesen e Francës për ndeshjen me Gjermaninë, që do të zhvillohet këtë të enjte në Mynih.
Top Channel