“Shfuqizohet” KAS-i, gjykatat shqiptare mund të vendosin për Skënderbeun?!

06/09/2018 11:03

Gjykata e Apelit në Bruksel ka tronditur botën e drejtësisë sportive. Ajo ka vendosur së fundmi se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i njohur ndryshe si KAS i Lozanës, nuk do të ketë më ekskluzivitetin për të qenë shkalla më e lartë e gjykimit të një çështjeje sportive.

Gjithçka me sa duket ka ardhur pas një çështjeje të ngritur nga një klub zviceran, i cili është ankuar për UEFA dhe FIFA, të cilët nuk i lejuan një aksioner të tretë. Por së fundmi as FIFA dhe as UEFA apo ndonjë federatë kombëtare, nuk do të jetë e mundur që të sanksionojë vendime të ndryshme në bazë të rregullave apo vendimeve të gjykatës së arbitrazhit sportiv të KAS-it të Lozanës, i cili deri më sot ka qenë një organ i vetëm që merrte vendime ligjore për çështjes sportive.

Ky ndryshim për të shfuqizuar KAS-in do të ketë një efekt shumë të madh për një sërës çështjes, por për vendin tonë sigurisht që ky është një lajm i mirë për Skënderbeun, i cili vazhdon betejën ligjore me UEFA-n për penalizimin nga aktivitetet europiane për 10 vitet e ardhshme, për dyshime për fiksim rezultatesh. Për momentin çështja mbetet në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës dhe nuk është zhvilluar asnjë seancë, por sipas ndryshimeve më të fundit të Gjykatës së Apelit në Bruksel, çdo gjykatë kombëtare, pra gjykata shqiptare në këtë rast, mund të marrë në shqyrtim një çështje të tillë sportive.

Veç çështjeve të futbollit KAS i Lozanës është një nga organet më të larta që ka vendosur deri më tani për të gjitha çështjet e dopingut të sporteve të ndryshme duke patur një ekskluzivitet, i cili edhe për këtë pjesë me sa duket do t’i hiqet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA