Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është rikthyer në funksion të plotë pas pushimeve, duke nisur procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.
Prokurori i Apelit të Durrësit, Bujar Hoti, është pjesë e listës prioritare të vettingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë.
Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.
Top Channel