24/05 15:52
Shqipëria U-21 nuk arriti që të zinte vendin e dytë në Grupin 2 eliminator të Euro 2019, pasi Spanja nuk pati mëshirë për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi.
Takimi i zhvilluar në Kordoba përfundoi me rezultatin 3-0 për vendasit, me gola të Oyarzabal, Mayoral dhe Mir.
Më këtë humbje, Shqipëria U-21 mbetet në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa Estonia mbyll klasifikimin me vetëm 1 pikë.
Dy takimet e fundit Shqipëria do t’i luajë me Spanjën në “Loro Boriçi”, më 11 tetor dhe më Estoninë, më 16 tetor, në transfertë.
Top Channel