Shprehja “bota është portokalle” vlen mjaft për Vilma Wong, një infermiere në një spital pediatrik në Palo Alto të Kalifornisë dhe kolegut të saj tashmë 28-vjeçar, Brandon Seminatore.

Kur Brandon nisi punë aty, mbiemri i tij Wong iu duk mjaft i njohur dhe e pyeti nëse i ati kishte qenë oficer policie. Brandon, tashmë një neurolog pediatrik u çudit që ajo e njihte të atin por u kujtua se dy vite më parë e ëma i kishte kërkuar të shihte nëse kishte infermiere me emrin Vilma atje, pasi ajo është kujdesur kur ai u lind prematur.

Por duke menduar se infermierja duhet të kishte dalë në pension, Brandon nuk e vrau mendjen për atë që i kishte thënë e ëma. Historia e tyre është publikuar nga CNN, ku pas 28 vitesh ata takohen sërish, por tashmë kolegë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA