Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 30-vjeçar nga fshati Lybeshë i Poliçanit është arrestuar pasi ka plagosur duke e goditur me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Ermal Senka, raportohet se u arrestua pasi goditi me thikë bashkëfshatarin e tij L.Xh, 27 vjeç.
Fatmirësisht plaga e shkaktuar nuk i ka shkaktuar plagë të rënda, 27-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Top Channel