“Forca e Ligjit” në veprim, policia detaje nga operacioni në Shkodër

06/09/2018 10:40

Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.

Në një deklaratë për mediat, policia ka dhënë detaje rreth operacionit të nisur një natë më parë në kryeqendër e veriut të Shqipërisë.

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

  Aksioni i policisë për krimet në Shkodër, 4 në pranga

Operacioni nisi të mërkurën rreth orës 02:30 të mëngjesit, e gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mësohet se në prangat e policisë janë vënë: Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Erogen Brajoviç,

  “40 bandat”, ende mblidhen prova, asnjë nga kryemafiozët nuk po kapet

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar: 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë); 6 mjete të blinduara;
rreth 800 fishekë; 1 armë e ftohtë, 10.500 euro; 3 makina lojërash fati; njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; telefona celularë dhe karta telefonike; 2 veshje antiplumb.

  Policia hyn në lagjet e “familjeve”, kontrolle në Kiras e Dobraç pas vrasjes së biznesmenit

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

  Ekzekutohet biznesmeni në Shkodër, asnjë motiv dhe autor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA