Elbasan, opozita përplaset me policinë; Qato: Protesta, e paligjshme (Video)

06/09/2018 17:28

Ka degraduar në përplasje me policinë protesta e opozitës në Elbasan, pasditen e së enjtes.

Menjëherë pas mbërritjes së kryeministrit, protesta opozitare është acaruar dhe ka pasur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Altin Qato, drejtori i Policisë së Elbasanit, diskutoi me deputetin e Partisë Demokratike, Luciano Boçi, të cilit i tha se “protesta është e paligjshme”.

“Nuk keni marrë leje. Nuk mund të godisni Policinë e Shtetit”, tha Qato.

Ndërkohë, takimi i kreut të qeverisë me mësuesit nisi në orën 17:00, në gjimnazin “Dhaskal Todri”.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA