Dieta pa karbohidrate të shkurton jetën. Ka qenë ky përfundimi i prezantuar në Shoqatën Europiane të Kardiologjisë.

Studimi hedh poshtë mitin se heqja e karbohidrateve të ndihmon të biesh në peshë pasi nga ana tjetër sjell risqe të mëdha për shëndetin.

Duke mbledhur të dhënat nga 25 mijë amerikanë, studimi doli në përfundimin se një e katërta e atyre që konsumonin shumë pak karbohidrate në ditë, kishin një risk më të lart për të vdekur në 6 vitet e ardhshme. Specifikisht, ata rezultuan me  sëmundje të zemrës dhe kancer.

Gjetjet e studimit u prezantuan në fund të muajit gusht, në shoqërinë Europiane të kardiologjisë, në Mynih të Gjermanisë.

Edhe pse studimi nuk mund të përcaktojë shkaqet dhe efektet, ekspertët thanë se gjetjet e studimit patën një impakt të jashtëzakonshëm referuar dietave drastike.

Nëse mban një dietë me pak karbohidrate kjo do të thotë që nga ana tjetër duhet të konsumohet mish dhe produkte bulmeti, më pak perime, fruta dhe fara, psh dieta Atkins dhe Keto.

Studimi nënvizon gjithashtu faktin se sipas kërkimeve , amerikanët që konsumonin sasi të moderuar të karbohidrateve – 50 deri ne 55 % të kalorive ditore, jetonin më gjatë.

Drejtuesi I studimit u shpreh se “ dietat me sasi të vogla të karbohidrateve mund të shërbejnë për humbjen e peshës, ujen e presionit të gjakut dhe nxit mbajtjen në kontroll të sheqerit në gjak.” Por, shton ai nëse kjo zgjat në kohë , mungesa e tyre lidhet drejt për së drejti me sëmundjet e zemrës, kancer dhe sëmundjet cerebrovascular.

Për të diskutuar mbi këtë studim si dhe deitat drastike “Në shtëpinë tonë” i ftuar do të jetë mjeku natyropat Arben Gjoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA