Gjysma e fermerëve që kultivojnë luleshtrydhe në Kafaraj të Fierit mund të mos përfitojnë nga skema e subvencioneve edhe pse janë shpallur fitues. 25 nga 53 fermerët i shpërngulën serrat pas përmbytjeve të dimrit dhe për këtë shkak ata mund të humbin të drejtën e marrjes së grantit.
Mosmarrja e masave për parandalimin e përmbytjes, si ndërtimi i paneleve mbrojtëse apo zgjerimi i urës së re në autostradën Levan-Vlorë, ka detyruar fermerët të largohen nga tokat e tyre dhe t’i ndërtojnë serat e luleshtrydheve në tokat e marra me qira.
Fermerët thonë se nga përmbytjet e shkaktuara gjatë 5 viteve të fundit, kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Vjosë.
Për ndërtimin e serave të reja fermerët kanë bërë edhe shpenzime ekstra, të cilat rëndojnë edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
Eliminimi edhe nga skema e subvencioneve është kosto e papërballueshme për fermerët e kësaj zonë.
Top Channel