Ka nisur faza e tretë e punimeve restauratore në kishën e Shën Ristozit. Përveç punës nga specialistët shqiptarë, një ekip i specializuar grek do të realizojë ndërhyrjen në kishën, e cila është një ndër objektet e kultit, të ndërtuara më herët në ballkan.

Punimet në këtë fazë konsistojnë në restaurim në tambur dhe në naos, gjithashtu edhe konservimi dhe restaurimi i pikturës murale.

Gjergji Koki, drejtor i drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës bën të ditur nisjen e kësaj faze të tretë dhe përfundimtare të restaurimit të kishës së Ristozit.

3 vite më parë kisha iu nënshtrua punimeve për restaurimin, pasi rrezikonte shembjen. Dy fazat e para u përqendruan tek përforcimi struktural i ndërtesës, ndërsa faza e tretë do të jetë dora finale e punimeve për rikthimin e saj në një objekt kulti të vizitueshëm dhe jashtë çdo rreziku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA