Luvri i Abu Dhabit nuk ka dhënë asnjë arsye për shtyrjen e ekspozimit të pikturës më të shtrenjtë të botës në një afat të pacaktuar.
Ata qe shpresonin ta shihnin Salvator Mundin e Leonardo da Vinçit, kanë mbetur të zhgënjyer.
Portreti i Jezu Krishtit u ble nëntorin e vitit të kaluar në Nju Jork për një shumë rekord prej 450 milionë dollarësh pas një lufte të egër ofertash në ankand.
Më vonë do të zbulohej se blerësi misterioz i pikturës se famshme ishte një princ saudit. Louvri i Abu Dhabit u çel një vit më parë dhe piktura që përbën pjesën më të lakmuar të koleksionit të tij, duhet të shfaqej atje për publikun në datën 18 shtator.
Por nuk do të ndodhe dhe asnjë datë e re nuk është dhënë sipas gazetës shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, që citon burime pranë departamentit të kulturës dhe turizmit.
Gazeta sugjeron se muzeu ndoshta po pret një moment më të rëndësishëm për një ekspozim të këtyre përmasave, siç do të ishte 1-vjetori i tij, në datën 11 nëntor.
Top Channel