Sadio Mane gjen gjithnjë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes për veprimet e tij në fushën e lojës dhe jashtë saj. Sulmuesi i Liverpoolit, që është besimtar dhe një frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpool, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.

Mane u regjistrua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Një gjest ky që është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij që e njohën menjëherë futbollistin në këtë video.

Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA