Jose Mourinho dhe Agjencia e të Ardhurave në Spanjë vendosin paqen mes tyre, për evazionin fiskal të kryer nga trajneri portugez në vitet 2011 e 2012, kur ishte në pankinën e Realit të Madridit.

Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle “El Mundo”, sipas së cilës Mourinho e ka pranuar se ka fshehur të ardhura të përfituara nga e drejta e imazhit të tij në këto vite, veprim që e ka kryer nëpërmjet një shoqërie me seli në Ishujt Virgin.

Sipas Agjencisë së të Ardhurave në Spanjë, Mourinho ka kryer evazion fiskal për shifrën e 3.3 milionë eurove, ndërkohë që dënimi i tij shkonte nga 6 muaj deri në një vit burg.

Në vitin 2014, Mourinho pagoi 4.4 milionë euro për llogari të organeve fiskale spanjolle, e tani do t’i duhet të derdhë edhe 669 mijë euro të tjera për të mbyllur përfundimisht këtë çështje, që i kushtoi më shumë se 5 milionë euro.

Ndërkohë që agjenti i tij, Jorge Mendes rezultoi pa asnjë lloj përgjegjësie, gjë që atij i ndodhi edhe kur u mbyll çështja e evazionit fiskal për Cristiano Ronaldon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA