100 trupa teatrore në “Skampa”, përgatitjet për edicionin e 20 të festivalit

04/09/2018 17:07

Adonis Filipi është duke punuar për projektin e tij të radhës, pjesë e Festivalit të 20 Ndërkombëtar Skampa. Mbi 100 trupa të huaja kanë aplikuar për të qenë pjesë e festivalit. Satira e Volpone të Ben Johson renditet ndër pjesët më të luajtura në botë.

“Ju duket se po hapni siparin. Ne sot fillojmë një projekt të ri. Do të jetë një produksion i Teatrit Skampa, ndofta në bashkëpunim edhe me Teatrin Kombëtar. Është një vepër shumë impenjative. Është një nga bashkëkohësit e Shekspirit. Ben Johnson. Vepra e tij “Volpone”, e cila trajton problemet e parasë. E manipulimit që krijon paraja. Është një vepër satirë që mendoj i flet shumë mirë kohës”, tha Adonis Filipi, regjisor.

Nuk kaloi shumë kohë qëkur në skenën “Shandog Drama” në Kinë ai vuri me trupën e atyshme “Elktrën” e Sofokliut. Aktualisht ajo është ende duke u shfaqur dhe do të pasojë me një tur. Nevoja e për një hapje të teatrit dhe regjisorëve shqiptarë është gjithmonë e më shumë në rritje.

“E rëndësishme është një eksperiencë më shumë në përvojën profesionale dhe në aspektin njerëzor. Dhe një mundësi më e madhe për të eksploruar një vend tepër të largët. Një vend shumë të madh me një popullsi jashtëzakonisht të madhe, por me njerëz të mirë, të dashur dhe mbi të gjitha që e duan artin dhe teatrin në veçanti. Vepra aktualisht vazhdon të shfaqet dhe vitin që vjen do të jetë në tur në Evropë dhe Amerikë”, u shpreh Filipi.

Por ndërsa në Kinë kritika ka qenë pozitive, 2012 ishte një vit ku kritika ka qenë e hidhur me Adonis Filipin, ku ai çoi Shqipërinë me “Henrin VI” në teatrin “Globus” të Londrës.

“Ka kaluar kohë dhe koha bën të vetën. Por edhe sot po ti referohesh faqes zyrtare te Globit, komentet janë nga më pozitivet. Në tërësi unë mendoj që ishte një përfaqësim shumë dinjitoz i teatrit. Pavarësisht se fleksibiliteti që krijoi mendoj pati njëlloj burimi keqdashës në radhë të parë prej ndofta elementëve serbë”, thotë regjisori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA