Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite raportet vjetore të institucioneve kryesore
Pas mbledhjeve të grupeve parlamentare, partitë opozitare zhvilluan edhe një mbledhje të përbashkët, për të koordinuar aksionet dhe veprimet e tyre gajtë sezonit të ri parlamentar.
Në dalje të saj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho u ndal para kamerave, për të komentuar mbi diskutimet dhe vendimet e marra nga grupi i PD-së.
Spaho u ndal te reforma në drejtësi, duke e cilësuar si një dështim, që ka lënë vendin pa gjykata dhe në vend ta reformonte për mirë këtë sistem, e dërgoi në kaos total.
“Sot Shqipëria është pa Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë Apeli. E gjithë kjo ka ardhur pas një reforme të njëanëshme dhe tërësisht të dështuar, nga ana e qeverisë në pushtet. Ne jemi të vendosur për t’u përballur me të gjitha mjetet me këtë qeveri, që po punon vetëm ëpr interes të krimit”, deklaroi Spaho.
Top Channel