“Fiks Fare”, nis rrugëtimin e tij këtë të hënë në mbrëmje me një sezon të ri, me investigime të reja, shpoti, sarkazëm, por edhe shume personazhe të pushtetshëm, të zënë në rrjetën e programit investigativ.

“Qytetarët më në fund me nisjen e Fiksit, do të kenë një derë të hapur, ku do të denoncohet dhe do të zgjidhet halli i tyre. Shikoni Fiksin për detaje të tjera”, thotë Dorian Ramaliu, moderator.

Ky sezon i Fiks Fare sjell në ekran dy bukuroshe të reja. Velina brune është Marjana Shkreta, një balerine profesioniste prej dy vitesh në trupën e baletit në Top Channel, e cila mban në kokë edhe kurorën e ‘Miss Kinemasë’. Ndërsa velina bionde quhet Artea Bebri dhe është më shumë e përkushtuar ndaj modelingut, pa lënë pas pasionin e saj, kërcimin.

“Është një format mjaft i ndjekur dhe për ne mund të jetë një mundësi mjaft e mirë për të ardhmen”, thotë Artea Bebri, veline.

Këtë sezon nuk do të mungojë rubrika e monitorimeve, por një hapësirë do të zënë edhe kamerat gazmore. Të hënën e 3 shtatorit kjo katërshe ju lë takim çdo mbrëmje nga e hëna në të premte si gjithnjë në ora 20:10, në ekranin e Top Channel.

Top Channel