Zbardhet axhenda e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që do të mbahet në datën 7 shtator.

Në këtë asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të PS-së.

Gjithashtu, në këtë asamble do të nisë ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Pikat e tjera do të jenë udhëzimi për fillimin e fushatës kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”, miratimi i strategjisë “Partia Socialiste e hapur për ty”, raport mbi gjendjen aktuale të partisë digjitale dhe vendimi për unifikimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.

Top Channel