Mëngjesin e sotëm, të gjithë tragetet dhe mjetet e tjera të lundrimit ishin të lidhura në portet greke dhe nuk do të lëvizin për 24 orë.
Kjo pasi Federata e Marinës në Greqi (PNO) organizoi sot një grevë 24-orëshe, ku kqërkon rritjen e pagave të punonjësve të këtij sektori.
Greva ishte hapi i parë i ndërmarrë nga Sindikata Detare, pas dështimit të negociatave me punëdhënësit e këtij sektori, që nuk denjojnë të rritin pagat.
“Ne kërkojmë që pagat të rikthehen në nivelet e mëparëshme, tani që programi i tretë i ndihmës ndaj Greqisë, ka përfunduar. Punëdhënësit këtu kanë rritur ndjeshëm fitimet e tyre dhe kanë mundësi të shpërblejnë sakrificën tonë gjatë kësaj periudhe dhe të na rikthejnë të njëjtat paga dhe kushte pune si më përpara”, thuhej në një komunikatë të organizatorëve të grevës.
Top Channel