Festivali i Venecias, arsyet pse është më joshësi në botë

03/09/2018 20:55

I themeluar në vitin 1932 si pjesë e Bienales së Venecias, Festivali i Filmit në qytetin lagunë është më i vjetri i këtij lloji në botë, e në shumë aspekte edhe më joshësi.

Ndoshta kjo lidhet me Venecian vet dhe kanalet e mrekullueshme të saj, të përsosura për foto, e këtë prej dekadash e kanë zbuluar si yjet, ashtu edhe fotografët.

Festivali merr frymëzim nga një arkitekturë e mrekullueshme dhe zhvillohet në të famshmin “Venice Lido”. “Luani i Artë” i tij është çmimi më prestigjioz që mund të merret në një festival filmi.

Dizajni i tij e merr frymëzimin nga flamuri tradicional i Venecias. Në vitin 1974, Andy Warhol zgjodhi Venecian për premirën e filmit të tij “Heat”, gjë që u konsiderua një mbështetje e fuqishme për këtë shfaqje.

Ka edhe diçka tjetër, të cilën jo të gjithë e dinë. Festivali i Venecias u bë në vitin 1934, i pari që u çeli dyert filmave vizatimore, duke dhuruar çmim për “Funny Little Bunnies” të “Walt Disney”-t.

Moda pastaj e adhuron këtë organizim, të cilin e ka kthyer praktikisht në një shfaqje të firmave të mëdha. Jo më kot, stilisti Tom Ford e përzgjodhi për premierat e dy filmave të tij, që u nderuan për më tepër me çmime.

Në fund është edhe ajo ideja e tapetit të kuq “lundrues” që e bën tmerrësisht të veçantë dhe të adhuruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA