Të burgosur nga një botë të rriturish që i frikësohet gjithkujt nën 18 vjeç, disa adoleshentë formojnë një grup rezistence për të rimarrë në duar kontrollin e të ardhmes së tyre.
Tri zhanre bashkohen në një titull, aksion, fantazi dhe triller në “The Darkest Minds”, i cili këtë fundjavë nis projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”.
Pasi një sëmundje vret 98% të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2% e atyre që arrijnë të mbijetojnë, zhvillojnë aftësitë e tyre të mbinatyrshme. Rubi është njëra nga 16-vjeçaret, e cila arrin të arratiset dhe të bashkohet me grupin e adoleshentëve.
Filmi bazohet në novelën për të rritur me të njëjtin titull, shkruar nga Alexandra Brackens, e cila në këtë film shfaqet në rolin e infermieres, në skenat e fundit të filmit.
Top Channel