25/12 21:00
Festivali i Komedisë ka ngritur siparin e tij në Korçë, duke mbledhur në ambientet e teatrit “Andon Zako Çajupi”, dhjetëra artistë dhe artdashës.
Edicioni i 5-të i festivalit, i cili bën bashkë trupa teatrore nga Shqipëria, ka nisur me Teatrin Kombëtar të Tiranës e do të vazhdojë gjatë gjithë javës në vijim për të sjellë për të gjithë artdashësit korçarë dhe për të gjithë vizitorët, emocione të veçanta.
Për artistët ky festival ka shënuar një domethënie të veçantë sa i takon vlerësimit të artit në gjithë trevat, por edhe vetë emrit të tij.
Teatri i Tiranës ka qenë ai i cili ka çelur festivalin me shfaqjen “Vetëvrasësi”, ndërsa në konkurrim nuk do të mungojnë as trupat e tjera.
Top Channel