Një aksident me 4 persona të plagosur ka ndodhur në segmentin e Rrugës së Arbërit”, në vendin e quajtur Vajkal, ku një makine me targa maqedonase, e cila udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë plagosur rëndë 4 personat që ndodheshin në makinë.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.
Të aksidentuarit ndodhen në spitalin e Bulqizës, ku dy prej tyre janë nisur me ambulancë në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku është dëmtuar edhe Rruga e Arbërit, si pasojë e lëvizjes së tokës.
Për drejtuesit e huaj, të cilët nuk i njohin surprizat e rrugëve shqiptare dhe në mungesë të sinjalistikës, kjo rrugë bëhet e rrezikshme.
Top Channel