Superiorja, Izraeli zhvendos sfidën Kukësi-Tirana në “Loro Boriçi”

30/08/2018 12:46
Foto ilustruese nga stërvitja e Kukësit

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Izrael kanë spostuar ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore, Kukësi-Tirana, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, të dielën në orën 16:45.

Ky është vendimi i fundit i FSHF-së, e cila e ka justifikuar ndryshimin e stadiumit ku do të zhvillohet kjo ndeshje me ruajtjen e gjendjes optimale të fushës.

Sfida mes Kukësit dhe Tiranës ka pasur disa alternativa zhvillimi gjatë këtyre ditëve. Në fillim u fol për t’u luajtur në “Selman Stërmasi”, por kuksianët, si skuadër pritëse dhe organizatore e takimit, nuk pranuan.

Gjithashtu u hodh poshtë edhe alternativa e stadiumit të Kamzës. Në fund, pas negociatave u vendos që takimi të luhet në Shkodër, të dielën po në orën 16:45, pasi verilindorët nuk paguajnë për impiantin e dritave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA