Jorida Tabaku: PD informoi Brukselin para përgjimit në lidhje me ligjin antikushtetues për pronat

30/08/2018 10:47

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi të enjten se Gjykata e Strasburgut është informuar “për vendimet arbitrare të qeverisë në lidhje me pronat”, duke shtuar se “që nga viti 2014, Edi Rama nuk ka zbatuar vendimin për kompensimin e pronave” të Gjykatës së Strasburgut.

“Qeveria shqiptare dërgoi zotin Biba si “messenger” për çështjet e pronës bë Strasburg. PD ka informuar gjykatën e Strasburgut për vendimet arbitrare të qeverisë në lidhje me pronat. Qeveria Rama është angazhuar për shpronësimin e dytë të pronarëve, duke bërë pronarët e rinj. Që nga viti 2014, Rama nuk ka zbatuar vendimin për kompensimin e pronave. Është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kompensimi fizik. Miratoi ligjin për investime strategjike që i jep shtetit autoritet për të ndërhyrë mes pronarëve dhe investitorëve strategjikë”, tha Tabaku.

“PD nuk do të lejojë që pronarët e ligjshëm të këtij vendi të kompensohen me çmimet qesharake të Enver Hoxhës, ashtu siç kërkon të bëjë Edi Rama dhe qeveria e tij”, shtoi deputetja demokrate.

Socialistët replikuan me Elisa Spiropalin, e cila nga Facebook-u rikujtoi se “Shqipëria 1 euro” ishte slogani i Sali Berishës. Sipas deputetes socialiste, atë që u ka bërë Partia Demokratike pronarëve, nuk ia ka bërë dot asnjë pushtues.

Top Channel