“Djegia e teserave të PS akt i turpshëm”, Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Konsultim 60 ditor, disa deputetë tanët bënë ‘tribunin e vegjëlisë’ 02/08 16:15
Kryeministri Edi Rama, në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes paraditen e së mërkurës, deklaroi se “në zyrat e shtetit ka filluar të ndihet ndryshim dhe aktivitet i ndërgjegjshëm”.
“Ka shumë më tepër zgjidhje. Është fakt që platforma shqiperiaqeduam.al funksionon për këdo”, deklaroi kreu i qeverisë.
“Ata që nuk dinë procesin t’u drejtohen njësive administrative dhe zyrat postare”, shtoi Rama, i cili theksoi se masat ndaj atyre që nuk kryejnë detyrën e tyre nisin nga vërejtjet, deri në ndjekje penale pas lirimit nga detyra.
Top Channel