Prokurorja e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së parë në Tiranë, Antoneta Sevdari kaloi me sukses shkallën e parë të Vettingut, pasi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), më datë 18 Korrik 2018.

Por Institucioni i Komisionerëve Publikë (IKP) vendosi të apelojë verdiktin e KPK-së për prokuroren Sevdari, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin e prokurores Antoneta Sevdari, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të një hetimi të pamjaftueshëm dhe të provave jo të plota, të administruara gjatë hetimit administrativ.

Pikërisht për këtë arsye, Institucioni i Komisionerit Publik do të kërkojë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që të plotësojë hetimin e “gjysmak” të KPK-së, për prokuroren Sevdari.

Antoteta Sevdari është njëkohësisht edhe kandidate për anëtare në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa bëhet e teta pjesëtare e sistemit të drejtësisë, për të cilën Komisioneri Publik e ankimon vendimin në KPA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA